Kërko

Shopping Cart

  • Nuk ka product në shport

Manuali i blerjes
Tregu i rishitjes është një treg që po shfaq gjithmonë e më shumë interes te blerësit. Jo vetëm sepse fokusohet në faktorin ekonomik por edhe sepse filozofia që mbështet si treg tenton t’i qaset vlerave morale që shoqëria jonë e konsumit po tenton të përqafoj. Konsumatorët jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën po shfaqin dhe po ndërtojnë zakone të reja blerje. Është e rëndsishme që të njihet vlera e vërtetë e produkteve duke u ndërgjegjësuar për raportin cilësi/çmim. Tregu i dorës së dytë të jep mundësinë që të zgjedhësh produkte me cilësi më të mirë me çmimet e produkteve të konsumit të shpejtë duke mos anashkaluar veçantinë që këto produkte ofrojnë. Tregu i produkteve të përdorura mundëson zvogëlimin e mbetjeve duke dhënë ndihmë në përmirësimin e kushteve të mjedisit. Blerja në tregun e dorës së dytë nuk iu bën vetëm më të zgjuar në drejtimin ekonomik por ju jep mudësinë të jepni kontributin tuaj për një botë më të mirë.

A nuk ndihesh njeri më i mirë tani?
The3fts është një biznes i cili gjeneron të ardhurat e tij fal përdoruesve të tij, për këtë arsye për ne është shumë e rëndësishme që ju të ndiheni të kënaqur dhe të sigurt në komunitetin tonë.

Si të bëheni pjesë e the3fts.com?
Të bëhesh pjesë e jona është shumë e thjeshtë, ju mjafton një adresë emaili dhe një fjalëkalim i zgjedhur nga ju. Mbasi bëheni pjesë e the3fts do t’iu kërkohen të dhënat tuaja personale si emër/ mbiemër si dhe një emër përdoruesi, i zgjedhur edhe ky nga ju. Pasi të keni plotësuar këto të dhëna në profilin tuaj do të mund të plotësoni edhe të dhënat mbi adresën tuaj.
Për të respektuar privatësinë tuaj, the3fts ka zgjedhur që të gjitha informconet tuaja personale të jenë të aksesushme vetëm nga ne dhe të gjithë transaksionet të kryhen nëpërmjet the3fts.
Çdo përdorues i the3fts që do të vizitoj profilin tuaj do të ketë mundësi të shoh vetëm emrin tuaj të përdorimit, produktet tuaja të listuara si dhe produktet e shitura. Në profilin tuaj ju do të gjeni të listuar edhe të gjitha blerjet që keni kryer.

Si të blesh në the3fts?
Hapja e një llogarie në the3fts do të të jap të drejtë të aksesosh në faqe si blerës me të drejta të plota. Faqja është e ndërtuar në seksione të ndryshme duke të dhënë mundësinë të kërkosh një produkt të caktuar në kategorinë e tij. Por nëse nuk të duhet diçka specifike por je në kërkim të një produkti të veçantë dhe njeh një shitës që arrin të përmbush kërkesat e tua, ti mund të kërkosh direkt shitësin dhe të shohësh çfarë të rejash ka në profilin e tij.

Megjithatë nëse ti nuk je një blerës me eksperiencë, ne kemi disa këshilla për ty:

• Nëse një produkt të tërheq vëmendjen, studioje produktin për t’u siguruar që është i përshatshëm për ty. Çdo produkt ilustrohet me foto dhe një përshkrim të detajuar.

• Merr informacion për produktin. Nese një produkt i caktuar të pëlqen por nuk je akoma i sigurt nëse është i përshtatshëm për ty kërko informacion tek shitësi. Çdo produkt do të ketë një seksion komentesh që do t’i japi mundësinë të shkëmbeni informcionin e nevojshëm.

• Ruani konfidencialitetin. Mos u mundoni të vendosni kontakte të drejtpërdrejta me shitësin. Nëse do të vendosni ta mbyllni vetë transaksionin e blerjes, fatkeqësisht ne nuk do të jemi në gjendje t’iu mbrojmë në rast mashtrimesh.

• Nëse ke blerje nëpërmjet the3fts dhe produkti i blerë nuk është i njëjti apo shfaq një problem, raporto dhe rekalmo brenda 48 orëve. Skuadra jonë do të marr të gjitha masat të përgjigjet në kohë.

Nëse ju keni përzgjedhur një artikull për blerje mjafton të klikoni “BLEJ”, pas kësaj sistemi i the3fts do t’iu kërkoj të vendsoni adresën ku dëshironi që produkti të vij. Tarifa e shpërnadrjes do të përfshihet pas përcaktimit të adresës. Shitja do të shoqërohet nga një numër indentifikimi unik. Çdo porosi e vendosur nuk mund të anullohet apo ndryshohet pasi ka marr numrin e identifikimit.

Menjëherë pas vendosjes së porosisë nga ana juaj, korrieri jonë do të vendoset në kontakt me shitësin për tërheqjen e produktit. Pasi tërhiqet nga korrieri produkti magazinohet pranë the3fts nga ku inspektohet për herë të fundit nga skuadra jonë. Pas kësaj produkti paketohet nën logon e the3fts dhe dërgohet drejt blerësit final. Ju do të njoftoheni në email për numrin e identifikimit të transportit me anë të të cilit do të mund të ndiqni në kohë reale rrugëtimin e pakos.

Si do të funksionoj pagesa?
Në përfundim të transaksionit, blerësit do t’i jepet mundësia e pagesës për produktin:

• Pagesë në dorë në momentin e dorëzimit

Në të gjitha rastet ndërmjetësi i këtij transaksioni do të jetë the3fts.com. Pagesa do të ngelet në një llogari ndërmjetëse deri në 48 orë pas dorëzimit të artikullit tek klienti. Periudha prej 48 orëve është konsideruar e mjaftushme për çdo lloj ankese të mundshme nga klienti në lidhje me produktin. Nëse ankesat e blerësit do të konsiderohen të vlefshme, këtij të fundit do t’i rimbursohet vlera e produktit.

Kur mund ta kthesh produktin?
Duke marr parasysh se çdo produkt i listuar kalon një zinxhir kontrolli ne kemi vendosur një politikë të tillë që i lejon blerësit të kthejë produktin vetëm nëse ai është i ndryshëm nga produkti i reklamuar apo i përshkruar. Një tjetër mundësi kthimi i produktit do të lejohet nëse blerësi ka dyshime mbi autenticitetin e produktit.

Si funksionojnë kthimet?
Na vjen keq nëse produkti që ju keni porositur dhe ai që keni marr në dorëzim nuk janë i njëjti. Më poshtë po ju listojmë hapat që duhet të ndiqni në rast kthimi:

• Njofto. Nëse doni që pakënaqësia juaj të merret parasysh njoftoni për çdo difekt të produktit brenda 48 orëve.
• Formulari i kthimit. Sapo kërkesa juaj të jetë aprovuar, në emailin tuaj do të dërgohet formulari i kthimit. Plotësimi i tij është i domosdoshëm për të vazhduar hapin tjetër.
• Kthe pakon në post. Së bashku me produktin dhe formularin e kthimit ju lutem drejtohuni pranë postës tonë partnere. Ju kujtojmë se tarifa postare e kthimit për produktin mbulohet nga ju.
• Rimburisimi. 48 orë nga marrja e produktit në dorëzim ju lind e drejta e rimbursimit. Pagesa do të kryehet në rrugët e përshkruara më sipër.