Ndihmë
A duhet të hap një llogari për të blerë në the3fts?
Në mënyrë që i gjithë procesi të jetë trasparent dhe të ndiqet në kohë reale është i domosdoshëm aktivizimi i një profili për të kryer blerje në the3fts.
A mund t’i ndryshoj të dhënat e profilit?
Pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj ju mund të bëni ndryshimet që i konsideroni të nevojshme. The3fts lejon ndryshimin e fjalkalimit, adresës së dorëzimit, si dhe kontaktin tuaj.
Cfarë ndodh nëse humbas fjalëkalimin?
Nëse keni harruar fjalëkalimin do t’ju duhet vetëm të klikoni tek “kam harruar fjalëkalimin”, të vendosni adresën tuaj të e-mailit dhe ne do të dërgojmë në e-mailin tuaj një kod hyrës.
Cilat janë kushtet e kthimeve?
Duke marr parasysh se çdo produkt i listuar kalon nje zinxhir kontolli, blerësit i lejohet të kthej produktin vetëm nëse ai është i ndryshëm nga produkti i reklamuar apo i përshkruar. Një tjetër mundsi kthimi i produktit do të lejohet nëse blerësi ka dyshime mbi autenticitetin e produktit.
Mund të ruaj një produkt për më vonë?
Nese ju jeni duke lundruar në faqe por nuk jeni akoma gati të përfundoni blerjen, the3fts ju jep mundësinë ta ruani produktin në një listë të vecantë duke klikuar zemren në të djathtë të produktit. Ju mund ti riktheheni listës sa herë të deshironi.
A mund ta fshi llogarinë time në the3fts?
The3fts lejon çaktivizimin e llogarisë tuaj në çdo moment. Nuk lejohet çaktivizimi i llogarisë kur përdoruesi është në proçes shitje apo blerje të një produkti. Pas përfundimit të proçesit të shit/blerjes përdoruesi mund të çaktivizoj llogarinë.
Kam marr pakon e gabuar, cfarë duhet të bëj?
Nëse keni marr pakon e gabuar, ju lutem na shkruani në adresën tonë të e-mailit.
A mund të regjistroj më shumë se një adresë dorëzimi?
Duke qënë se jetesa jonë është shumë dinamike ne ju lejojmë të regjistroni më shumë se një adresë dorëzimi.
Cfarë ndodh nëse kam vendosur të dhënat e gabuara?
Nese ju keni ngatëruar një nga të dhënat tuaja gjatë vendosjes së porosisë ju lutem na kontaktoni brenda 24 orëve nga identifikimi i gabimit.
Çfarë ndodh nëse pako ime humbet?
The3fts ka marr përsipër të mbuloj çdo të papritur që do të ndodh me pakon tuaj për sa kohë do të jetë në duart tona. Nëse pako juaj humbet blerësi dhe shitësi do të rimbursohen për vlerën e plotë të produktit.
Si funksionon vlerësimi i përdoruesve?
Pasi të keni prëfituar një produkt nga faqja jonë, ne do t’iu dërgojmë një e-mail me një link me anë të të cilit ju do të mund të lini përshtypjet tuaja në lidhje me eksperiencën. Përvec vlersimit nëpërmjet yjeve ju do të mund të lini dhe një koment për të përcaktuar cfarë mund të mos ketë shkuar mirë gjatë gjithë procesit. Për çdo reklamimin të mundshëm ne do të kryejmë të gjitha verifikimet dhe më pas do të marrim masat e nevojshme. Sistemi i vlerësimit do të shërbej si në evidentimin e shitësve dhe blerësve më të suksesshëm por edhe në identifikimin e përdoruesve problematik. Nëse një përdorues shfaq në mënyrë të vazhdueshme sjellje jo korrekte do ti hiqet e drejta e përdorimit të llogarisë.