the3fts.com është ideja e dy shoqeve njëra prej të cilave njëra kishte një dollap të tej mbushur dhe tjerta ishte në kërkim të gjërave të veçanta. Kërkesat e ndryshme i sollën në një mendim të përbashkët, krijimn e një platforme online e cila do t’iu mundësonte përdoruesve të sạj rishitjen e produkteve që ata nuk i konsideronin më të nevojshme.
Çfarë është the3fts?
“Old is the new New” (E vjetra është e reja e Re). Në një botë që evolon në mënyrë të vazhdushme është e pashmangshme që dëshira për një jetes sa më komode dhe të lehtë të shtyjnë të konsumosh më teper nga sa realisht kemi nevojë. Megjithatë në këtë vrull kosumi të vazhdushëm, shoqëria është ndëgjegjësuar dhe po realizon vlerat e të konsumuarit. the3fts.com është një platformë e cila synon jo vetem të ndertojë nje komunitet të ri dhe të ndryshëm shitçblerjesh, por gjithashtu të ndryshojmë mënyrën e të menduarit rreth të konsumuarit duke u përqëndruar në vlerën e produkteve që konsumojmë. Në një epokë ku koha është e çmuar, qëllimi jone është të gjejmë rrugën më të shkurtër në lidhjen shitës dhe konsumator, të rrisim jetëgjatësin e produkteve nëpërmjet ricilkimit, te zvogëlojmë efektet e ndikimit në ambjent nëpërmjet qarkullimit të produkteve për ne të panevojshme.


Cilat janë prioritetet e the3fts?
the3fts.com është një platform e cila nxit rishitjen e produkteve të dorës së dytë. Tregjet e dorës së dytë përcaktohen përgjithesisht si ripërdorim i produkteve të mëparshme (jo domosdoshmërisht të përdorura) ndërkohë që ruajnë akoma funksionalitetin. Faktori kryesor që terheq konsumatorin drejt këtyre tregjeve është çmimi, megjithatë interneti dhe rrjetet sociale kanë revolucianizuar këtë treg. Tregu rishitjes sot synon jo vetëm maksimizimin e kënqësis së klentit në raportin çmim/cilësi por edhe përfshirjen në çështje sociale si promovimi i qëndrueshemërisë, zgjatjen e ciklit të jetesës së produkteve me qëllim ndërgjegjsimin e impaktit negativ që ka në ecosistem. the3fts.com synon të ruaj vlerat morale që kjo indutsri mbart duke iu përgjigjur me korrektësi dhe shpejtësi kërkesave të cilitdo përdoruesi të kësaj platforme.
Pse duhet te behesh pjese e the3fts?
Te gjithe kemi shkuar të paktën një herë ne dyqane te dores se dyte par shkak të cmime me konkuruese. Disa nga nè shkojnë jo sepse kerkojnë produkte të shpejta konsumi por asete. Të jesh nje I ri/e re ne ditet e sotme do te thotë te jetosh ne kohen e fotografis dhe ti nuk do qe dy foto te jene njesoj por nuk do as te shenzosh gjithe te ardhurat per veshje. Nese je nje student me siguri qe ke qene ne nje dyqan te dores se dyte, por dhe nje aktiviste qe zgjedh dyqanet e dores se dyte ne te mire te ndryshimeve klimaterike. Ndoshta ti je nje prind i ri qe sa hap e mbyll syte e pe femijen tend te rritur dhe kuptove qe shume nga veshjet qe kishe parashikuar tư perdorje per femijen jane ende te reja. Per te gjithe ju the3fts.com është vendi i duhur

Si funksionon the3fts?
the3fts.com është platforma më e re në vend e cila synon përdorimin e të gjitha burimeve të saj në funksion e përdoruesve. Ne synojmë të tërheqim në këtë platformë përdorues të cilët kanë në zotërim të tyre produkte që nuk i përdorin më ose persona që janë gjithmonë në kërkim të diçkaje. Rishitja nuk ka qënë kurrë më e thjesht.
Si te bëhesh pjesë e the3fts?
Mirëseerdhe në the3fts.com 🙂
Ti për ne je i rëndësishëm për këtë arsye jemi siguruar që i gjithë proçesi i rregjistrimit të jetë i thjesht dhe i sigurt. Mjafton të regjistrohesh falas në faqen tonë dhe me një llogari të vetme ti mund të menaxhosh edhe shitjet edhe blerjet e tua.