Imazhi Alt

Si të blejmë?

Tregu i rishitjes është një treg që po shfaq gjithonë e më shumë interes te blersit. Jo vetëm sepse fokusohet në faktorin ekonomik por edhe sepse filozofia që mbështet si treg tenton t’i qaset vlerave morale që shoqëria jonë e konsumit po tenton të përqafoj. Konsumatorët jo vetëm në Shqipëri por ne gjithë botën po shfaqin dhe po ndërtojnë zakone të reja blerje. Është e rëndsishme që të vlersohet vlera e vërtet e produketve duke u ndërgjegjsuar për raportin cilësi/çmim. Tregu i dorës së dytë të jep mundësin që të zgjdhësh produkte me cilësi më të mirë me çmimet e produkteve të konsumit të shpejt duke mos anashkaluar veçantin që këto produkte ofrojnë. Tregu i produkteve të përdorura mundëson zvogëlimin e mbetjeve duke dhënë ndihmë në përmirësimin e kushteve të ecosistemçit. Blerja në tregun e dorës së dytë nuk iu bënë vetëm me të zgjuar në drejtimin ekonomik por iu jep mudësin të jepni kontibutin tuaj për një botë më të mirë.
A nuk ndihesh njeri më i mirë tani?
The3fts është një biznes i cili gjeneron të ardhuart e tij fal përdoruesve të tij, për këtë arsye për ne është shumë e rëndësishme që ju të ndiheni të kënaqur dhe të sigurt në komunitetin tonë

Si të bëheni pjesë e the3fts.com?

Të bëhesh pjesë e jona është shumë e thjeshtë, ju mjafton një adresë emailçi dhe një fjalëkalim i zgjedhur nga ju. Mbasi bëheni pjesë e the3fts do t’iu kerkohen te dhënat tuaja personale si emër/ mbiemër si dhe një emër përdoruesi, i zgjedhur edhe ky nga ju. Pasi të keni plotësuar këto të dhëna në profilin tuaj do të mund të plotesoni edhe të dhënat mbi adresën tuaj. Për të respektuar privatësin tuaj the3fts ka zgjedhur që te gjitha informconet tuaja personale të jenë të aksesushme vetëm nga ne dhe të githë transaksionet të kryhen nëpërmjet the3fts.Çdo përdorues i the3fts që do të vizitoj profilin tuja do të ketë mundësi të shohi vetëm emrin tuaj të perdorimit, produktet tuaja të listuara si dhe produktet e shitura. Në profilin tuaj ju do të gjeni të listuar edhe të gjitha blerjet që keni kryer

Si të blesh në the3fts?

Hapja e një llogarie në the3fts do të japi të drejtë të aksesosh në faqe si blerës me të drejta të plota. Faqja është e ndërtuar në seksione të ndryshme duke të dhënë mundësin të kërkosh një produkt të caktuar në kategorin e tij. Por nëse nuk të duhet diçka specifike por je në kërkim të diëkaje të veçant dhe njeh një shitës që arrin të permbush kërkesat e tua ti mund të kërkosh direkt shitësin dhe të shohësh çfarë të rejash ka në profilin e tij.

Megjitheatë nëse ti nuk je një blerës me eksperienc ne kemi disa këshilla për ty:

  • Nëse një produkt të tërheq vëmëndjen studioje produktin për t’u siguruar që është i përshatshëm për ty. Çdo produkt ilustrohet me foto dhe një përshkrim të detajuar
  • Merr informacion për produktin. Nese një produkt i caktuar të pëlqen por nuk je akoma i sigurt nëse është i përshtatshëm për ty kërko informacion tek shitësi. Çdo produkt do të ketë një seksion komentesh që do t’i japi mundësin të shkembeni informcionin e nevojshëm
  • Ruani konfidecialitetin. Mos u mundoni të vendosni kontakte të drejtpërdrejta me shitësin. Nëse do të vendosni ta mbyllni vetë transaksionin e blerjes fatkeqsisht ne nuk do të jemi në gjëndje t’iu mbrojm në rast mashtrimesh
  • Nëse ke blerje nëpërmjet the3fts dhe produkti i blerë nuk është i njëjti apo shfaq një problem, raporto dhe rekalmo brenda 48 orëve. Skuadra jonë do të marr të gjitha masat të përgjigjigjet në kohë

Nëse ju keni përzgjedhur një artikull për blerje mjafton të klikoni “BLEJ”, pas kësaj sistemi i the3fts do t’iu kërkoj të vendsoni adresën ku dëshironi që produkti të vij. Tarifa e shpërnadrjes do të përfshiet pas përcaktimit të adresës. Shitja do të shoqërohet nga një numër indentifikimi unik. Çdo porosi e vendosur nuk mund të anullohet apo ndryshohet pasi ka marr numrin e identifikimit.

Menjëherë pas vendosjes së porosis nga ana juaj, korrieri jonë do të vendoset në kontakt me shitësin për tërheqjen e produktit. Pasi tërhiqet nga korrieri produkti magazinohet pranë the3fts nga ku inspektohet për herë të fundit nga skuadra jonë. Pas kësaj produkti paketohet nën logon e the3fts dhe dërgohet drejt blersit final. Ju do të njoftoheni në email për numrin e indentifikimit të transportit fal të cilit do të mund të ndiqni në kohë reale rrugëtimin e pakos.

Si do të funksionoj pagesa?

Në përfundim të transaksionit blersit do t’i jepen disa mundësi pagese për produktin. Mundësit e pagesës do të jenë:

  • Pagesë me kart krediti
  • Pagesë me PAYPAL
  • Pagesë në dorë në momentin e dorëzimit

Në të gjitha rastet ndërmjetësi i këtij transaksioni do të jetë the3fts.com. Pagesa do të ngelet në një llogari ndërmejetëse deri në 48 orë pas dorëzimit të artikullit tek klienti. Periudha prej 48 orëve është konsideruar e mjaftushme për çdo lloj reklamimi të mundshëm nga klienti në lidhje me produktin. Nëse do të kosiderohet se reklamimet e blersit do të jenë me vend këtij të fundit do t’i rimbursohet vlera e produktit.

Kur mund ta kthesh produktin?

Duke marr parasysh se çdo produkt i listuar kalon një zinxhir kontolli ne kemi vendosur një politikë të till që i lejon blerësit të kthej produktin vetëm nëse ai është i ndryshëm nga produkti i reklamuar apo i përshkruar. Një tjetër mundësi kthimi i produktit do të lejohet nëse blerësi ka dyshime mbi autenticitetin e produktit.

Si funksjonojn kthimet?

Na vjen keq nëse produkti që ju keni porositur dhe ai që keni marr në dorëzim nuk janë i njëjti. Me posht po ju listojmë hapat që duhet të ndiqni në rast kthimi:

  • Reklamo. Nëse doni që pakënaqësia juaj të merret parasysh reklamoni çdo difekt të produktit brenda 48 orëve
  • Formulari i kthimit. Sapo kërkesa juaj të jetë aprovuar në emailin tuaj do të dërgohet formulari i kthimit. Plotësimi i tij është i domosdoshëm për të vazhduar hapin tjetër
  • Kthe pakon në post. Së bashku me produktin dhe formularin e kthimit ju lutem drejtohuni pranë postës tonë partnere. Ju kujtojmë se tarifa postare e kthimit për produktin mbulohet nga ju.
  • Rimburisimi. 48 orë nga marrja e produktit në dorezim ju lind e drejta e rimbursimit. Pagesa do të kryehet në tre rrugët e përshkruara më sipër.


JU LUTEMI IDENTIFIKOHUNI PËR TË VAZHDUAR.

Në rast se nuk keni një llogari Regjistrohuni