Mirësevini në The3fts. Faleminderit që po shfaqni interes të bëheni pjesë e platformës tonë. Qëllimi jonë është ta bëjm pjesëmarrjen tuaj sa më të lehtë dhe të këndeshme duke ju vendosur në dispozicion të gjitha burimet tona.
Pse duhet të rishesësh?
Rishitja është proçesi i hedhjes në treg te një produkti të dorës së dytë ose të perdorur. Aftësia e të kuptuarit si mund të përfitosh të ardhura nga rishitja mund të jetë një bonus. Rishitësit kanë orare fleksibël. The3fts mund të behet modeli i përshtatshëm i biznestit per ty që kërkon diçka ekstra. Ekstra nuk është asnjëherë keq jo vetëm për ata që duan diçka më shumë se të ardhurat që kanë por edhe për ata që duan të pastrojnë garderobën për t’i lënë vend gjërave të reja.
Pse the3fts?
Ne jemi një platformë e re online e dedikuar për ta bërë proçesin e rishitjes sa më të thjeshtë dhe komod. Nuk do t’iu duhet të ngriheni nga kolltuku i shtëpis suaj për të shitur sendet tuaja dhe nuk do t’iu duhet të lëvizni sa per të kërkuar xhevaire të vogla. Premtojm të jemi aty për ju.
Përveç shkrutimit të zinxhirit nga konsumatori tek klienti ne jemi siguruar që midis të dyve të ketë një komunikim të vazhdushëm tek seksioni i komenteve.
Si mund të rishesësh?
Rishitja nuk ka qënë kurrë më e thjeshtë. The3fts është kujdesur të përmbushi të gjitha kërkesat tuaja. Puna juaj kërkon vetëm pak hapa:
1. Hap llogarin tënde në the3fts.com
Hapja e llogaris do t’iu mundësoj të krijoni një profil fal të cilt mund të menaxhoni shitjet dhe blerjet tuaja.
2. Ngarkoni produktet tuaj
Ngarikimi i produktit është menduar të jetë sa më i lehtë, ju do t’iu duhen vetëm disa klikime, foto te qarta të produktit dhe një përshkrim sa më i qartë i produktit. Ngarkmi i produktit do te kaloj në një kontroll për t’u siguruar që përshkrimi dhe foto përputhen. Aprovimi i produktit zgjat deri në 24 orë. Qëllimi jonë është të mbrojmë si shitësin edhe blersin.
3. Shite
Në momentin që produkti shitet puna jote bëhet edhe më e lehtë. Një nga korrieret tanë do të vij në adresën tuaj të tërheqi produktin, i cili më pas do të kaloj një kontroll cilësie për të mbrojtur të dyja palët si shitësin por edhe blersin.
4. Pagesa
Arketo pagesën tënde brenda 48 orëve nga momenti i marrjes në dorezim të produktit nga klienti.
Si të listoni produktet në th3fts.com
Listimi i produkteve në faqen tonë është një punë që mund ta bësh me sy mbyllur. Mjafton që në profilin tuaj të klikoni butonin SHIT dhe çdo hap do të jetë i diktuar në mënyrën më të qartë të mundeshme. Përpara se të vendosni të listoni produktet sigurohuni që të keni gati tre elementet kyçe të ngarkimit:
- Fotot
- Përshkrimi
- Çmimin
Çfarë duhet të dish kur liston një produkt?
Gjatë ngarkimit të një produkti është e rëndësishme që ta bëni sa më tërheqës për blersin. Natyrisht që cilësia, modeli apo gjëndja e mirmbajtjes kanë rëndësin e vetë por më posht po iu trgojmë disa këshilla mbi listimin.
- Kontrollojeni produktin me kujdes. Një nga tiparet që do t’iu këshillomin të pëdornit me klientët tuaj të rịnj ëshë ndershmëria. Nëse produkti
juaj paraqet një gërvishtje apo një njollë do t’iu këshillonim mos ta publikonit. - Pastërtia. Sigurohu që produkti të jetë i pastër, kjo do të ndihmonte jo vetëm në perceptimin e një imazhi më të mirë nga blersi i mundshëm
por do t’i shtonte edhe vlerë produktit. Një produkt i pastër do të zvogëlonte dyshimet për direkte te mundeshme. - Sa më shumë foto. Në ka një gjë që na ka mësuar koha digitale është pikërisht se imazhi shet. Një imazh sa më të qartë dhe tërheqës do ta
bënte produktin tuaj më të dëshiruar. Sigurohu që ta bëni foton e produktit në të gjitha këndet dhe sidomos detajet. - Përshkruaj, përshkruaj, përshkruaj. Fotot janë të bukra por një përshkrim i detjauar do ta bënte blersin të kuptonte nëse do ishte një zgjidhje e drejt për të apo jo. Mundohu që në përshkrim të përfshish informacione shtes. Koha kur është blerë ose periudha që është përdorur
- Përcakto gjendjen e produktit. Një nga tiparet më të rëndësishme sipas nesh është përcaktimi i nivelti të përdorimit të produktit. Për ne është e rëndësisme që ju të tregoheni të arsyeshëm me përcaktimin e këtij tipari pasi është vendimtarë në përcaktimin e çmimit të shitjes.
- Përcaktimi i çmimit. Nëse ke dilema në përcaktimin e çmimit do të këshilloimë të bazoheshit në cmimin e tregut. Është e pa shmangshme që të gjiith synojmë të përfitojm cmimin e blerjes gjatë momentit të listimit të produktit në profil por duhet të kemi parasysh se produktet konsumohen dhe mund të humbasin funksionalitetitin e tyre optimal
- Faktori kohë. Nëse ke vendosur të aktivizosh profilin tënd dhe të fillosh të riseshës mos harro faktorin kohë. Sigurohu që është një periudh që mund të ketë kërkes për atë artikull. Pra nëse do të shesësh një xhup periudha perfekte do të ishte vjeshta sepse është momenti i ndërrimit të garderobës dhe cili do nga ne vë re çfarë i mungon dhe çfarë jo.
- Grupo. The3fts ka vendosur një limit cmimi minimal i cila ka vleren 1000 Lek. Nese ju dispononi objekte, produkte te cilat kane vlere me te
ulet ju keshillojm ti gruponi. Nje shembull i përshtatshem do të ishin veshjet e femijve. Ju mund ti gruponi ne varesi te masave dhe ti shisni si nje produkt i vetem.
Kontrolli i cilësis:
Për ne jeni të rëndësishëm për këtë arsye duam të sigurohemi që çdo hap i juaj të jetë i kontrolluar. Për të shmangur situata të pa këndeshme the3fts ka vendosur disa hapa sigurie. Publikimi i produkteve në profilin tuaj do të kërkoj një periudh deri në 48 orë, kjo sepse ne duam te sigurohemi që secili prej produkteve të ketë përputhshmëri midis përshkrimit dhe fotove të publikuara.
Çdo produkt do të rishikohet dhe refuzohet në momentin kur:
- Artikulli i publikuar dhe ai përshkruar nuk ndajn të njëjtat karakterisitika
- Artikulli i përshkruar dhe artikulli i publikuar nuk janë i njëjti
- Artikulli i publikuar nuk paraqet një vlersim të arsyeshëm përdorimi
- Imazhet e produktit nuk janë të qarta
- Artikulli prezantohet nga foto të shkarkuara nga interneti
- Artikulli paraqet një çmim jo të arsyeshëm
Çfarë do të ndodh nëse ju doni të beni ndryshime në listimet tuaja?
Publikimi i produkteve në profilin tuaj kalon në një zinxhir kontrolli. Për këtë arsye ne kemi vendosur që çdo ndryshim i mundshëm që ju të kërkoni të bëhet të kaloj sërisht nën kontrollin tonë për të ruajtur transparencën me blersin. Ju mund të shtoni foto ose të ndryshoni përshkrimin e Pas publikimit
Ju mund të shtoni ose të fshni produktet nga profili jaj në çdo moment.
do ndryshim i mundshëm i çmimit do të shfaqet në formën e promocionit në krahun e djathtë të produktit. Nëse ju vendosni të ulni çmimin e produktit ju nuk mund ta ringrini sërisht atë. Kjo nuk kosiderohet si transparante ndaj perdoruesve të tjerë.
Si do të shitet?
Urime, nëse jeni regjistruar në the3fts.com dhe keni publikuar artikullin tuaj të parë për rishitje ju jeni zyrtarisht pjesë e komunitetit tonë. Por çfarë ndodh tani? Si funksionin the3fts?
The3fts i lejon publikimin falas të produkteve çdo perdoruesi të tij. Në momentin që një nga produktet tuaja do të shitet, komisioni i përfituar nga the3fts do të jetë 15%. Komisioni do të zbritet nga shuma e përfituar nga shitësi.
Pas publikimit produkti do jetë i aksesueshëm nga të gjithe përdorusit e platformës. Përdoruesit do të mund të gjejnë publikimin si në faqen e parë të th3fts (kjo në varësi te kohës së publikimit) por edhe duke kërkuar, si në kategoritë e produkteve të ngjashme por edhe duke kërkuar në profilin tuaj. Për cfarëdo lloj paqartësie në lidhje me produktin blerësit e mundeshme do të mund t’iu kontaktojnë nëpërmjet një seksioni komentesh në profilin e produktit.
Nëse blerësi ka shfaqur interes vendos ta blej produktin, transaksioni do të shoqërohet me një numër i cili do të jetë unik. Pas përfundimit të procedures së blerjes, një nga korrierët tanë do të vendoset në kontakt me ju për të tërhequr produktin. Shitësi mund të dëshiroj ta dorëzoj edhe vetë produktin pranë zyrave te partnerve tanë.
Çfarë duhet të dini kur ti dorëzoni produktin korrierit?
- Sigurohuni që produkti të jetë në të njëjtën gjendje si në fotot e publikuara.
- Sigurohuni që produkti të jetë i pastër
- Sigurohuni që produkti të jetë i paketuar dhe të ketë detaje te produktit bashkangjitur. Detajet me te cilat pakot duhet të jenë të shoqëruara janë; kodi i produktit, numri i porosisë.
- Sigurohuni që produkti të shoqërohet me të gjitha detajet që mund të jenë përfshirë në seksionin e përshkrimin përfshirë certifikata origjinaliteti apo aksesror ekstra.
Është e rëndësishme që t’i pergjigjeni në kohë korrierve tanë. Kjo sepse vonesa të mundshme mund të çojnë në anullimin e porosive. Nëse shitesi nuk e vendos në dispozicion të korrierit produktin për 48 orë, atëherë shitja do të anullohet dhe blerësi do të rimbursohet. Një politikë e tillë nuk do të jetë e aplikushme në momentin që ka një marrveshje midis shitësit dhe blerësit. Në një rast të tillë shitësi është i lutur të informoj the3fts me anë të një emaili.
Pasi tërhiqet nga korrieri, produkti magazinohet pranë the3fts nga ku inspektohet për herë të fundit nga skuadra jonë. Pas kësaj produkti paketohet nën logon e the3fts dhe dërgohet drejt blerësit final.
Po pagesa si do funksionojë?
Në përfundim të transaksionit, blerësit do t’i jepen disa mundesi pagese për produktin. Mundsitë e pagesës do të jenë:
- Pagesë me kartë
- Pagesë me PAYPAL
- Pagesë në dorë në momentin e dorëzimit
Në të gjitha rastet ndërmjetësi i këtij transaksioni do të jetë the3fts.com. Pagesa do të ngelet në një llogari ndërmjetëse deri ne 48 orë pas dorëzimit të artikullit te klienti. Periudha prej 48 orë është konsideruar e mjaftushme për çdo lloj rekalmimi të mundshme nga klienti në lidhje me produktin.
Pas afatit kohor prej 48 orësh, shitesit do t’i transferohen në llogari pagesa e përfituar pas zbritjes së komisiont të the3fts. Shitesi mund të zgjedhi të tërheqi pagesat në dorë pranë zyrave tona pasi të ketë dakortesuar me skuadren tonë
Duke ju falenderuar për interesin e treguar, ju ftojmë të na shkruani ne info@the3fts.com për çdo paqartësi